Kardiologji

Kardiologji / Kardiologji Invazive

Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në spitalin tonë është i specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin minimalisht invaziv të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Ekipi ynë përbëhet nga kardiologë me përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe mbështetet nga pajisje të teknologjisë më të fundit, siç është Angiografi ARTIS Q floor dhe laboratorët kateterizues të pajisur me standardet më të larta evropiane.

Shërbimet kryesore përfshijnë:
• Koronarografi diagnostike (vizualizimi i arterieve koronare)
• Angioplastikë koronare me stent (trajtimi i bllokimeve të arterieve të zemrës)
• Valvuloplastikë (zgjidhje jo-kirurgjikale për ngushtimet e valvulave)
• Ndërhyrje për aritmi, përfshirë vendosjen e stimuluesve kardiakë (pacemaker) dhe defibrilatorëve implantues (ICD)
• Monitorim dhe ndjekje pas ndërhyrjes me standarde të avancuara.

Image
Service Icon

🩺 Shërbime dhe Kontroll

Rruga drejt përmirësimit të kujdesit mjekësor përmes analizës dhe teknologjisë

Service Icon

🚑 Kujdes Shëndetësor

Analiza të tregut për shërbime mjekësore dhe zhvillim të qëndrueshëm

Kontaktoni për më shumë informacion
Kontakto +

Qasja jonë është e personalizuar dhe ndërdisiplinare, duke garantuar trajtim të shpejtë, efikas dhe të sigurt për pacientët me sëmundje kardiovaskulare akute dhe kronike..