Departamenti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë ofron diagnostikim dhe trajtim të specializuar për sëmundjet e sistemit muskulor dhe skeletor, përfshirë patologjitë e artikulacioneve, frakturave, deformimeve, si dhe dëmtimeve sportive. Shfrytëzojmë teknika kirurgjikale moderne, përfshirë kirurgjinë minimale invazive, artroskopinë dhe kirurgjinë ortopedike me navigim kompjuterik me systemin të sofistikuar STRYKER.
Shërbimet kryesore përfshijnë:
• Protezim total i gjurit dhe i kofshës me implantime të gjeneratës së fundit
• Kirurgji e shtyllës kurrizore (diskopati, hernie, skoliozë)
• Trajtimi i dëmtimeve sportive – ligamentet e gjurit, meniskët, tendinopatitë
• Korrigjimi i deformimeve ortopedike tek fëmijët dhe të rriturit
• Rehabilitim post-operator me programe të personalizuara fizioterapie
Rruga drejt përmirësimit të kujdesit mjekësor përmes analizës dhe teknologjisë
Analiza të tregut për shërbime mjekësore dhe zhvillim të qëndrueshëm
Kontaktoni për më shumë informacion
Kontakto +
Ne bashkëpunojmë ngushtë me fizioterapistë, reumatologë dhe specialistë të dhimbjes për të ofruar një kujdes të integruar, të fokusuar në rikthimin e funksionit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit.